Përfaqësuesi amerikan në dialogun Prishtinë – Beograd, Riçard Grenell, deklaroi se në këtë fazë, të cilën ai e quajti fazën e parë të dialogut, duhet të arrihet normalizim i marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve, duke pasuar më pas nga faza politike që do të duhet të udhëheq BE-ja.
Në intervistë për portalin e Prishtinës “Ekspres”, Grenell kumtoi se kishte diskutuar tashmë me francezët dhe gjermanët për vizionin e tij për dy fazat ose dy hapat në afrimin e palëve.
“Nuk e di sa herë duhet ta them këtë, megjithëse isha jashtëzakonisht e qartë se ne, SHBA, jemi të bindur se konflikti 20 vjeçar mund të zgjidhet vetëm përmes normalizimit ekonomik”, tha Grenell.
Ai sqaroi se faza e dytë, ajo politike e dialogut duhet të zhvillohet kur fillojnë të vijnë efektet e para të ekonomisë./MIA