Gratë në Burgun e Lipjanit

Rreth 20 kilometra në përiferi të kryeqytetit të Kosovës, Prishtina dhe rreth 3 kilometra në përiferi të Lipjanit, ndodhet Qendra Korrektuese, apo siç njihet ndryshe Burgu i Grave.

Brenda këtij burgu aktualisht janë 42 femra, 25 prej tyre të dënuara, 15 të paraburgosura dhe 2 të mitura, njëra e dënuar ndërsa tjetra në paraburgim. Të burgosurat dhe ato që janë në paraburgim, gëzojnë çdo të drejtë që është e paraparë me ligjet që janë të aplikueshme në Kosovë dhe rregullat që ka kjo qendër.

Nën petkun e portokalltë, gratë, vajzat dhe të miturat, në orare të caktuara shfrytëzojnë edhe kohën e lirë brenda kësaj hapësire.

Në Qendren Korrektuese në Lipjan, ekzistojnë edhe fusha sportive dhe qendra tjera rekreative, ku shfrytëzohen nga ata që janë prapa grilave.

Brenda këtij burgu ka hapësirë edhe për nëna me fëmijë të porsalindur, të cilave iu sigurohet qëndrimi në atë pjesë derisa fëmiju i tyre të mbush 18 muaj.

Hapësira në të cilën këto gra e kalojnë kohën verlësohet se i plotëson kushtet e qëndrimit. Ajo posedon një dhomë gjumi, një dhomë dite, banjë, dhe elemente të tjera që janë të nevojshme për një nënë dhe fëmijët e saj. Aty nuk mungojnë as lodrat për fëmijët e tyre.

Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: