Grabitja në Rinas, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Në operacion për arrestimin e tyre janë përfshirë 300 forca policore.

“Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit” informoi policia e shtetit.

Operacioni u krye nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Mesohet se jane sekuestrruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete

U arrestuan në Golem- Vëllezërit Çala janë arrestuar në një shtëpi në Golem, të cilën ata e kishin marrë me qira. Gjatë operacionit janë sekuestruar një numër i madh armësh si edhe 100 000 euro, të cilat besohet se janë pjesë e parave të grabitura në Rinas.

Kush jane vellezerit Çala?

Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas, sëbashku me Talo Çelën, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për akuzat “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Për arrestimin e tyre Policia e shtetit kishte ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tyre.

Në Korrik Çalajve iu bllokua pasuria prej 500 mije euro. /oranews/