Gostivari në zi, Denizi e humbi luftën me leukeminë!

Sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë i riu nga Llakavica e Gostviarit, Denis Iljazi, i cili vuante nge leukemia.

E në adresë të familjes, krahas farefisit, bashkëvendasve dhe dashamirëve të shumtë, ngushëllime ka bërë organizata e Kryqit të Kuq në Gostivar, ku i riu ka qenë vullnetar.

“Sot humbëm një humanist të madh në shpirt e zemër, një garues për të bërë mirë. Denis, të qoftë dheu i lehtë. Në organizatën tonë do të mbahesh mend si një njeri i urtë, i dashur për të gjithë dhe një model shembull për të gjithë vullnetarët. Ngushëllime familjes Iljazi”, thuhet në telegram ngushëllimin e organizatës së Kryqit të Kuq në Gostivar. Gostivari Sot