Gostivar, 19 vendime për izolim si pasojë e Covid-19

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave për periudhën 06/07.08.2020, për mos mbajtje të maskave mbrojtëse janë lëshuar urdhra për kundërvajtje kundrejt 35 personave nga rajoni i Pollogut, respektivisht 24 persona nga Tetova, kurse 11 persona nga rajoni i Gostivarit. Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror ka dhënë urdhër për izolimin e 19 personave nga rajoni i Gostivarit, si pasojë e pandemisë Covid-19. SPB-Tetovë njofton se janë kontrolluar 604 persona me vendim për izolim dhe se nuk janë vërejtur parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve.