Gold AG: Zoti t’i falë 1000 gabime, njeriu për një t‘i harron 1000 të mira

Reperi Gold AG së fundi ka qenë shumë i komentuar lidhur me këngën “Shkronjat e arta”.

Kjo ngase, pas publikimit të atij projekti, reperi u intervistua nga policia, por menjëherë u lirua për të vazhduar rasti në procedurë të rregullt.

Ai është shumë akitv edhe me postime që kanë të bëjnë me gjendjen aktuale në vend, e së fundit kishte një mesazh përmes InstaStory.

“Me 1000 gabime Zoti të falë e të mëshiron, e njeriu? Për 1 gabim 1000 të mira ti harron”, ka shkruar reperi.

Për ndryshe, pas këngës “Shkronjat e arta”, Goldi ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri.