Reperi Gold AG së fundi ka qenë shumë i komentuar lidhur me këngën “Shkronjat e arta”.
Kjo ngase, pas publikimit të atij projekti, reperi u intervistua nga policia, por menjëherë u lirua për të vazhduar rasti në procedurë të rregullt.
Ai është shumë akitv edhe me postime që kanë të bëjnë me gjendjen aktuale në vend, e së fundit kishte një mesazh përmes InstaStory.
“Me 1000 gabime Zoti të falë e të mëshiron, e njeriu? Për 1 gabim 1000 të mira ti harron”, ka shkruar reperi.
Për ndryshe, pas këngës “Shkronjat e arta”, Goldi ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri.