Të martën janë suspenduar dy zyrtarë policor, për shkak se kanë shkelur masën e kufizimit të lëvizjes.
Njëri prej tyre është komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri.
Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe reperi Gold Ag, i cili publikoi një fotografi të Gërgurit dhe shkruan “Me ty komando”.
Për ndryshe, ashtu sikurse shumë artistë të tjerë edhe Goldi po qëndron i mbyllur në shtëpi, ndërsa shumë plane rreth projekteve të reja i ka pezulluar për momentin.