Ditët e fundit u harrua pandemia në SHBA, kjo për shkak se ngjarja më e komentuar u bë vrasja e George Floyd dhe protestat e dhunshme.
Në rrjete sociale, të famshmit me anë të postimeve të shumta, përkrahën kauza të ndryshme për të mbështetur personat me ngjyrë.
Reper Gold AG ka ndarë me ndjekësit një video, ku shfaqet duke kënduar një prej këngëve të tij bashkë me një person me ngjyrë.
“I dojm edhe kangen na knojn”, ka shkruar ai sipër videos.
Kujtojmë se artisti së fundi ka paralajmëruar një duet me Albina Kelmendin, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.