Goditet nga automjeti, humb jetën çiklisti në Shkup

Gjatë ditës së djeshme një aksident ka ndodhur në bulevardin “Koço Racin” në Shkup nga ku 20 vjeçari nga fshati Batanci ka goditur çiklistin i cili ka humbur jetën.

“Më 13.07.2021 në ora 10:30, është paraqitur se në bulevardin “Koço Racin”, automjet “Opel Corsa”, me tabela të Shkupit e drejtuar nga E.S (20) nga fshati Batinci e Shkupit, ka goditur çiklistin B.L (54) nga Shkupi”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se pas aksidentit, çiklistë është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” nga ku mjeku ka konstatuar vdekjen.

MPB sqaron se këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi