Gjykatësit kushtetues ndryshuan rregulloren për të marrë shtesa page prej 35 për qind

Gjykatësit kushtetues i dhanë vetes shtesë page prej 35 për qind. Dhjetë ditë më parë, shtesat u përfshinë në Rregulloren e Procedurës. Në plotësimin e dokumentit, gjykatësit shtuan nenin 10 – a. Të mund të marrin një shtesë në bazë të – kushteve të veçanta të punës dhe ekzistencës së rrezikut të lartë dhe konfidencialitetit. Ndryshimet u publikuan në Gazetën Zyrtare në 28 Tetor. Gjykatësit kushtetues janë thirrur në nenin 113 të Kushtetutës, për të lejuar një rritje prej 35 për qind.

Neni 113 i Kushtetutës

“Mënyra e punës dhe procedura para Gjykatës Kushtetuese rregullohen me akt të Gjykatës”

Gjykatësit kushtetues marrin mbi 90 mijë denarë pagë bazë. Me ndërhyrjen në Rregulloren e tyre të punës, atyre iu mundësohen edhe pesëqind euro shtesë, mbi pagën bazë. Procedurën e gjykatësve kushtetues e ndjek Komisioni Kundër Korrupsionit. Kryetarja, Biljana Ivanovska, beson se gjykatësit nuk mund të rrisin pagat e tyre tashmë të larta përmes ndryshimeve në Rregullore. Kjo duhej të bëhej përmes një zgjidhjeje ligjore në Kuvend.

Me Rregulloren përcaktohet mënyra e veprimit me lëndët e tyre, nuk rregullohen të drejtat për një shtesë të veçantë. Pasi të mblidhen të gjitha këto fakte dhe argumente, nuk mundet diçka të rregullohet me Rregullore të punës, e cila duhet të rregullohet me ligj- pohoi Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Kritika ndaj vendimit të gjykatësve kushtetues pati edhe nga VMRO – DPMNE. Opozita thekson se çdo rritje e pagave në Gjykatën Kushtetuese duhet të kalojë në Kuvend, dhe sipas kësaj partie çdo vendim tjetër është shkelje e ligjit. VMRO-DPMNE kërkon që ky vendim të tërhiqet menjëherë dhe që Ministria e Financave të mos veprojë sipas këtij vendimi, gjatë lëshimit të pagave në Gjykatën Kushtetuese.