Gjykata evropiane e drejtësisë do të sjellë vendim për trajtimin e Hungarisë ndaj azilantëve

Gjykata evropiane e drejtësisë sot duhet të sjellë vendim për atë nëse Hungaria i ka mbajtur në mënyrë joligjore kërkuesit e azilit në zonë tranzitore në kufirin e saj me Serbinë, e cila nuk është anëtare e BE-së, lajmëroi DPA.
Budapesti u gjet në goditje nga Brukseli për shkak të qasjes së vet të ashpër ndaj emigracionit, për të cilën vazhdimisht ka vërejtje para Gjykatës evropiane të drejtësisë (GJED).
Rasti i fundit ka të bëjë me katër kërkues azili, nga Irani dhe Afganistani, të cilët ishin mbajtur në zonë tranzitore pas arritjes nga Serbia. Budapesti i refuzoi kërkesat tyre për azil, duke pohuar se Serbia është vend i sigurt tranzitor dhe se do të duhej të kërkonin azil atje. Beogradi refuzon t’i pranojë sërish, duke cekur se ata nuk kanë hyrë ilegalisht në Hungari dhe për atë shkak nuk vlen marrëveshja për riatdhesim mes dy vendeve. /MIA