Seancat publike dhe dëgjimore pranë Gjykatës së Apelit Shkup, të përcaktuara në periudhën e kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, janë anuluar, theksohet në kumtesën e Gjykatës.
Siç kumtoi sot Gjykata e Apelit, palët dhe opinioni do të informohen në mënyrë plotësuese për ditën e mbajtjes së seancave të anuluara, publike dhe dëgjimore./MIA