Gjuriq: Qeveria e re duhet t’i japë fund presioneve, taksës dhe bllokimeve

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi se serbët presin që qeveria e re e Kosovës t`i japë fund presioneve, taksës dhe bllokimeve.

“Jam i bindur që në qeverinë krahinore, Lista Serbe do të japë një kontribut të sinqertë në normalizimin e situatës në Kosovë, dhe se do të punojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.