Gjobitet Lulzim Basha, theu rregullat e koronavirusit

Policia e qytetit të Durrësit njofton se ka gjobitur dhe hequr patentën kreut të Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha dhe disa mbështetësve të PD-së të cilët kanë shkelur rregullat e vendosura për distancimin social.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha postoi mëngjesin e së enjtes një takim me disa biznesmenë në zonën e Durrësit në ambientet e një lokali të mbyllur, gjë që është totalisht e ndaluar sipas rregullave të vendosura kundër pandemisë në Shqipëri.

Gjithashtu policia ka nisur procedim administrativ dhe për pronarin e lokalit ku u zhvillua aktiviteti.