Gjermania përkrah Kurtit për heqjen e taksës, kërkojnë rifillimin e dialogut të udhëhequr nga BE

Këtë e ka bërë të ditur vet ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt nëpërmjet një postimi në Twitterin e tij.

“Gjermania e mirëpret vendimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të hequr plotësisht tarifat ndaj mallrav nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizim. Detyra tani është të rindërtohet gradualisht besimi për procesin e udhëhequr nga BE”, tha Heldt.

Më tutje, Heldt ka thënë se ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet.

“Ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet e tjera brenda kornizës ekzistuese të BE-së. BE ka ofruar mbështetjen këtu e cila duhet të merret me krijimin e një niveli të çarkullimit të mallrave nga të dy palët tani”, tha Heldt.

Më tutje, Heldt tha se Kosova dhe Serbia duhet të përballen me koronavirusin.

“Të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet të përballen me sfidën e pashembullt me koronavirusin. Ky nuk është koha për manovrime politike, por për t’u përqëndruar në tejkalimin e krizës shëndetësore për popullatën. Bashkëpunimi rajonal më shumë rëndësi në këtë kontekst” #Së bashku në këtë”, ka shkruar Heldt.