– Gjermania ndau 300 milionë euro për ndihmë humanitare mbarë botën për luftë kundër koronavirusit, kumtoi sot Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.
Kjo është përgjigje e thirrjes për ndihmë nga ana e KB-së, Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ministri i Punëve të Jashtme, Hajko Mas, deklaroi sot se njerëzit në zonat ushtarake, kampet e refugjatëve dhe
vendet me sisteme të stërngarkuara shëndetësore, janë posaçërisht të eksponuara në rrezik gjatë kohës së pandemisë.
Mjetet do të dedikohen për organizata të ndryshme, duke përfshirë edhe Organizatën botërore të shëndetësisë, Organizatën ndërkombëtare për migrim, Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Programit botëror për ushqim dhe
Komisiariatit të lartë të KB-së për refugjatë.
Rajon-Botë Gjermania ndau 300 milionë euro për të rrezikuarit nga pandemia mbarë botën



