Pas tre muajve video-konferencash dhe telefonatash, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe përfaqësuesit e shteteve federale do të takohen për herë të parë fizikisht.
Axhenda ka të bëjë me mënyrën se si të vazhdohet me masat në lidhje me pandeminë e koronavirusit, së bashku me tema të shumta, si programi ekonomik pas pandemisë dhe marrëdhëniet e ardhshme të Gjermanisë me Britaninë e Madhe pas Brexit.
Merkel dhe kryeministrat e landeve u takuan për herë të fundit personalisht më 12 mars.
Në ditët në vijim, shkollat dhe kopshtet, restorantet, baret dhe objektet e tjera u mbyllën dhe jeta publike u ndal.
Që atëherë, kancelari dhe kryeministrat kanë diskutuar si të procedohet gjatë pandemisë së koronavirusit.
Dallimet në lehtësimin e masave të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit, që është kompetencë e nivelit shtetëror në Gjermani dhe jo federale, janë bërë gjithnjë e më të dukshme.
Landet kanë ndjekur rrugë të ndara që nga fillimi i majit.