Gjermani, mbi 11 mijë raste të reja me koronavirus

Gjermania sot raportoi një rekord të ri të rasteve ditore me Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 11.287 raste të reja. Rekordi i mëparshëm njëditor ishte 7.830 raste, i cili u regjistrua të shtunën.
– Advertisment –

Autoritetet lokale shëndetësore raportuan 30 viktima të reja gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e viktimave nga shpërthimi në 9.905.

Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn tha se kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 dhe u vendos në karantinë shtëpiake.

Fqinjët e Gjermanisë, Franca, Holanda, Zvicra, Austria, Polonia dhe Çekia, kanë raportuar gjithashtu rritje rekorde të rasteve në ditët e fundit, duke i shtyrë autoritetet të vendosin kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e virusit.