Gjermani, karantinë dy javore për të gjithë që vijnë nga jashtë

Të gjithë personat që vijnë në Gjermani nga jashtë do t’i nënshtrohen një karantine dy javore, njoftuan sot mediat.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se “kabineti i krizës” i kancelares Angela Merkel sot përgatiti udhëzime të reja për të luftuar koronavirusin.

Gjermanët, shtetasit e BE-së dhe shtetasit e vendeve të treta që vijnë në vend nga jashtë duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë, thuhet në raport.

Diplomatët, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor janë të përjashtuar nga kërkesa.

Rastet e konfirmuara me koronavirus (COVID-19) në vend tejkaluan sot shifrën 100 mijë me 1.500 vdekje.

Gjermania aktualisht ka numrin e katërt më të lartë të rasteve të koronavirusit në botë, pas SHBA-ve, Spanjës dhe Italisë.