Gjergj Dedaj më 31 maj ka liruar detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Shkup
Dedaj përmes një letre, shkarkimin e tij nga presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur tendencioz, skandaloz dhe hakmarrje politike.
Ai ka thënë se shkarkim i tij ishte i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës.
“Presidentja Osmani e cila do të duhet të kryente obligimet e saja kushtetuese si një figurë unifikuese, ajo tashme është shndërruar një njërën nder figurat më përçarëse, shantazhuese, kërcënuese dhe diskriminuese, mbi baza politike, partiake dhe fetare në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Dedaj në letrën e tij.
Ai në këtë letër tregon për mënyrën se si i është kërkuar që brenda një dite ta lirojë detyrën e ambasadorit.
“Shprehi keqardhje që në vend të mirënjohjes shteti im bënë këtë skandal ndaj meje për qëllime të njohura për mua, pa ma dhënë mundësinë e organizimit të një ceremonie falënderuese për liderët e institucioneve të RMV, për korin diplomatik të akredituar në Shkup, shumë miqve të tjerë me të cilët kisha bashkëpunim brilant”, ka thënë Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Letra e plotë e Dedajt:
Më 31 maj 2021 kam liruar detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Pas shkarkimit tendencioz, skandaloz dhe të hakmarrjes politike nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkarkim ky i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës, më 31 maj 2021 kam liruar detyrën!




