Gjendje e rëndë në rrugët e Malishevës, luten qytetarët të mos lëvizin pa nevojë

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Malishevës thuhet se, ekipet emergjente dhe të sigurisë janë në terren duke u kujdesur dhe monitoruar gjendjen.

“Luten qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë, pasi rrugët vazhdojnë të jenë më ujë, ndërsa në disa vende edhe të bllokuara. Aktualisht aksi rrugorë Malishev-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë – Banjë, si dhe rruga ‘Hamdi Berisha’ në qytet të Malishevës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij në shumë vende.

“Të gjitha ekipet emergjente janë në gatishmëri, përfshi ekipet komunale, zjarrfikësit dhe policia”, vijon njoftimi. /Lajmi.net/