Gjendja e jashtëzakonshme në Iran mund të zgjasë deri në janar

Irani do të mbetet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit të ri deri të paktën në janar, tha sot presidenti iraken, Hassan Rowhani.

“Ndodhemi në këtë situatë prej gjashtë muajsh tashmë dhe duhet të përgatitemi të paktën edhe për gjashtë muaj të tjerë”, tha presidenti.

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë të mesme midis normalitetit dhe zbatimit të kufizimeve të virusit”, shtoi tha ai.

Lehtësimi i kufizimeve gjatë dy muajve të fundit ka bërë që irakenët t’i kushtojnë më pak vëmendje pandemisë dhe rregulloreve shëndetësore.

Në total, Irani ka raportuar më shumë se 18 000 viktima dhe 320 000 raste infektimi.