Sot paradite, konkretisht rreth orës 10:30 minuta, Ministria për Punë të Brendshme ka pranuar thirrjen se në Lagjen Maxhari në afërsi të stadiumit “Boris Trajkovski”, është gjetur një person i vdekur. Raportohet se bëhet fjalë për personin me iniciale A.C. i lindur në vitin 1985 dhe i punësuar në Agjencinë për Sigurim MDN.
Personi në fjalë një ditë më parë (03.02.2020) në ora 20:10 minuta ka dal nga shtëpia për të shkuar në punë, kur edhe është parë për herë të fundit nga familjarët. Tek viktima është vërejtur një plagë në kokë e cila supozohet se është shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Në vendngjarje është gjetur edhe një karikator pistolete. Policia dhe organet tjera kompetente po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.