Gjatë ditës së djeshme në Shkup është gjetur një 40 vjeçar i vdekur në shtëpinë e tij.
Mjeku ka konstatuar se nuk ka pasur shenja të dhunës në trupin e tij.
“Më 03.12.2019 në orën 11:00 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë në rrugë ‘Lovqenska’ në Shkup, është gjetur i vdekur personi B.S (40). Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekje pa shenja të dhunës”, njoftojnë nga MPB.
Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.