Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1348 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 182 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 33 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4664, prej të cilëve 1836 janë shëruar kurse 216 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2612 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 47.793 testime për Covid-19.