Ghetto Geasy dhe Majk kanë një njoftim të rëndësishëm për albumin e ri

Dyshja e njohur e “BabaStars”, Getoar Selimi dhe Majk kanë bashkuar forcat për albumin e ri, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, Geti bëri të ditur se këtij albumi mund t’i bashkëngjiten edhe producentë e kompozitorë të tjerë që janë të interesuar të bashkëpunojnë me ta.

Ai shton se të drejtat artistike të secilit prej tyre do të ruhen dhe respektohen nga stafi.

KY ËSHTË NJOFTIMI I PLOTË I GETIT:

Producentë/ kompozitorë/beatmakers të interesuar të bëhen bashkëpunëtorë në projektin tonë të ri, albumin e Geasy/Majk idejat që keni në mendja çfarëdo formati mund t’i dërgoni në e-mail: [email protected]. Ju garantojmë që e drejta artistike do të ruhet dhe do të respektohet në mënyrë profesionale. Për procedurë të mëtejme ju kontaktojnë njerëz profesionistë nga stafi ynë. Geasy/Majk 2020″. /Lajmi.net/