Genc Prelvukaj ka një datë të re për këngën “Mungon”

Genc Prelvukaj ka kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor me titull “Mungon”.

Kënga ishte planifikuar të publikohet më 1 nëntor, por përmes postimit të fundit, artisti njoftoi se kënga lansohet nesër (e enjte).

“Mungon” Neser ne oren 12:00″, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Projekti në fjalë është pjesë e albumit të ri të Genc Prelvukajt “Gentivs II”, i cili do të publikohet që nga ky muaj.