“Gjithsecili blen një biletë për të shkuar në kinema. I bie një numër dhe shkon të ulet në atë karrigen me atë numër dhe fillon të shohi filmin. Njësoj edhe me jetën, mua më ra kjo bilete, të mësoj të jetoj me mungesën e shikimit!”
Ervehe Tushe, e pëlqen ta thërrasin Veko, është gazetare e Radio Tirana prej gjashtë vitesh. Për shkak të një aksidenti ka humbur shikimin kur ishtë ende fëmijë, në moshën 6-vjecare, por kjo nuk e pengon aspak të shijojë jetën, të zgjohet cdo ditë dhe të bëjë punën që aq shumë adhuron, të udhëtojë botën apo edhe të gatuajë ashtu si I pëlqën asaj, me miksim përbërësish të cuditshëm, si psh pilaf me fruta!
Ajo e bën punën e saj cdo ditë me të njëjtin pasion , si të ishte emisioni I parë që ajo e regjistroi për shkak të emocioneve por edhe si një sfidë ndaj vetes për ti lënë përshtypje të mirë eprorëve, në mënyrë që të punësohej.
Veko tregon se jo pak here ka pasur probleme gjatë përditshmërisë së saj .Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me pengesa në aksesimin e shërbimeve dhe realizimin e të drejtave të tyre, dhe më konkretisht aksesueshmëria (duke përfshirë aksesueshmërinë informative dhe atë fizike), pjesëmarrja në jetën politike dhe publike (duke përfshirë të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, aktivitetet kulturore dhe sportive), barazia, punësimi dhe AFP-ja, arsimimi, kujdesi social, kujdesi shëndetësor, si dhe nxitja e bashkëpunimit, koordinimit dhe monitorimit e vlerësimit.
Personat me aftësi të kufizuar kanë probleme me aksesin fizik në objektet shtetërore, qendrat e shërbimit, hapësira të tjera publike (qendra tregtare, parkingje, plazhe publike dhe terrene sportive, qendra kulturore etj.) në rrugë dhe trotuare, por gjithashtu kanë edhe probleme në akses në informacion, përmes formateve të aksesueshme ose përmes ofrimit të shërbimeve online/në faqe interneti të aksesueshme.
Lëvizja e pavarur në rrugë dhe në trotuare është pothuajse e pamundur për personat në karrige me rrota apo që përdorin shkop. Shumë pak trotuare janë përshtatur , ata mund të jenë të ngushtë dhe shpesh sipërfaqja e tyre nuk është e njëtrajtshme.
Transporti publik mbetet i paaksesueshëm. Edhe pse qeveria ka miratuar standardet përkatëse, ata nuk zbatohen në praktikë. Në kryqëzimet e rrugëve apo në transportim publik nuk ekzistojnë sinjalizimet zanore dhe stacionet e autobusit janë të pashënuar, duke e bërë orientimin të vështirë.
Shumë pak rrugë dhe ndërtesa publike përfshijnë shenja të ngritura ose të përshtatura për të verbërit si dhe mungojnë mjetet ndihmëse si shkopinjtë e bardhë ,qentë orientues dhe qentë ndihmës.
Punësimi i personave me aftësi të kufizuara
Janë mbi 11,129 persona të cilët e kane humbur shikimin në Shqipëri, por ama të gjithë kanë të drejtë të punësohen. Ligji për nxitjen e punësimit parashikon kuota punësimi për personat me aftësi të kufizuara për punëdhënësit e sektorit privat dhe publik.
Çdo kompani apo institucion publik me më shumë se 24 punonjës, duhet të punësojë një person me aftësi të kufizuara për çdo 25 punonjës. Megjithatë, penalitetet në fuqi për punëdhënësit që nuk përmbushin këto kuota nuk zbatohen.
Vërehet se edhe në institucionet shtetërore numri i të punësuarëve me aftësi të kufizuar është i vogël.
Ligji për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara garanton të drejtën për jetesë të pavarur, duke përfshirë edhe aksesin në punësim.
Kodi i Punës ndalon çdo formë diskriminimi në fushën e punësimit dhe profesionit, ndërsa draft ndryshimet e tij të fundit i harmonizojnë përkufizimet me ligjin kundër diskriminimit dhe përcaktojnë kufizime për çdo trajtim të ndryshëm, kufizim, përjashtim ose preferencë.
Ligji për arsimin dhe formimin profesional, mes përfituesve specifikon edhe “grupe të veçanta” (terminologji që përfshin edhe personat me aftësi të kufizuara).
Numri i personave me aftësi të kufizuara të punësuar nëpërmjet Shërbimit
Kombëtar të Punësimit është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë tre viteve të fundit. Në vitin 2012 u punësuan vetëm 13 persona me aftësi të kufizuara, në vitin 2013 ky numër arriti në 79 dhe në vitin 2014 në 127.
Ti del në rrugë, ke veshur një fustan të cuditshëm apo një kapelë të vjetër, dhe përballesh me shtrëmbërimin, mimikat e fytyrave të shumë njerzve që dashur pa dashur, kryqëzon shikimet me ta.
Për Vekon nuk ka qënë e lehte shkuarja në punë, të pijë kafe në bare, të shëtisë apo të udhëtojë. Njerzit shpesh nga padija, nga injoranca, nga kurioziteti I tepërt, bëjnë pyetje apo veprime të papërshtatshme.
Jepini të verbërve punë, jo lëmoshë”
(Maurice-Themeluesi I shoqatës të së verbërve “Valentin Hauy”)
Thuhet se te verbrit janë njerzit dashurojne personalitetin, shpirtin dhe nukjanë aspak të ndikuar nga pamja jote e jashtme.
Është dashuria më e sinqertë pasi bukuria fizike ndyshon, zvenitet me kohen, ndërsa bukuria e shpirtit nuk vyshket kurrë. Veko nuk e ka aspak problem të flasë për dashurinë. Përkundrazi. Dashuria I jep forcë, energji, shpresë.
Të dashurosh do të thotë edhe të jetosh! Nëse jeni duke pyetur se dikush ia ka rrëmbyer zemrën e saj, ajo përgjigjet :
Përpos punës së përditshme në radio, ku ajo paraqitet cdo ditë në ambjentet e Radio Televizionit Shqiptar, për emisionin e saj, Veko ka edhe pasione me të cilat mbush kohën e saj të lirë.
Libri është ndër të prefëruarit e saj. Ka përfunduar shkollën e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë si dhe studimet e larta për Gjuhë -Letërsi në Fakultetin e Histori -Filologjisë në Universitetin e Tiranës . me anë të screen audio, ajo mund të lexojë cfarëdo libri që dësgiron edhe pse është pak e vështirë pasi në këtë aplikacion, nuk ka përkthim të mirëfilltë shqip-shqip dhe Veko e ka me merak gjuhën shqipe.
Radio dashuri e parë, Librin e dyta dhe dashuria e tretë është gatimi. Eh, sigurisht që jeni duke pyetur veten në këto momente se si e ndez furrën Veko, si I përgatit ingredientët, si e kupton që keku I përgatitur është gati.
Nësë I hedh një sy profilit të facebook-ut të Vekos, do të shohësh që pjesa më e madhe e fotografive janë të shkrepura në shtete dhe qytete të ndryshme të botës, në Athinë, Milano etj.
Eh, shumë e kanë ëndërr Dubai-n por të shkosh deri atje, sigurisht që kushton shumë, është larg e aq më pak duhet të mendojmë se më kë dëshirojmë ta ndajmë këtë udhëtim. Por për Vekon, asgjë nga këto të përmendurat më sipër, nuk është arsye për të mos e shkelur të paktën një herë të vetme atë vend.
Ajo ka marrë avionin, ka udhëtuar e vetme deri në vendin përrallor të Dubait. Asaj I pëlqën të udhëtojë e vetme, takon dhe njeh njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota, me kombëësi dhe kultura të vecanta. I pëlqën që tu shtrëngojë dorën udhëtarit të rastësishëm që është në sediljen ngjitur me të të avionit, sa të kalojnë ato minutat e makthit ku avioni sapo ngrihet.
Ajo di të shijojë cdo gjë në mënyrën e saj. Edhe udhëtimin në avion, edhe detin, edhe shkrepjen e një fotografie
“…Ëhat a blind person needs is not a teacher but another self”
(Helen Keller)
Veko nuk e ka aspak problem të flasi për dashurinë, për të, shkuarat që kanë lënë gjurmë të bukura dhe ato që do të vijnë. Asnjë rrethanë nuk e ndalon të rreshti së prituri apo ëndërruari për ndjenjën e vërtetë dhe të imagjinojë sesi është të kesh një familje tënden. Ajo nuk harron as të dërgojë një mesazh që të depërtojë në zemrat e gjisecilit, pasi sipas saj mjafton shumë pak që të gjithë njerzit me problem, të mund të përshtaten me një jetesë normale.
Njerëz me një vetbesim të tillë cajnë cdo barrier që I del përpara. Ata dinë të përshtaten dhe të superojnë cdo provë që I duhet të kalojnë në jetë. Ne thjesht duhet ti ndihmojmë dhe ti duatrokasim! Veko, je një heroinë!