Gaxherri: Kurti luajti me Kosovën

Ajo thotë se Kurti luajti me qytetarët e Kosovës pasi nuk e hoqi taksën me kohë .

‘’Ne si dy subjekte ju kemi premtu qytetarëve se do ta heqim taksën për të cioën gjë Kryeministri Kurti nuk ndejti në fjalë për të cilat gjëra u kishte premtuar edhe SHBA-ve. Në marrëveshje dhe gjatë fushatës ne kemi premtuar se do ta heqim taksën e nëse Serbia nuk i përmbush kushtet, atëherë pas tri apo katër javësh ne do të vendosim reciprocitet. SHBA ka thënë ju hiqeni taksën ashtu siç keni premtuar, pastaj pjesën e reciprocitetit na lëni neve në dorë.Kaloi një muaj dhe Kurti nuk e vendosi atë, Kryeministri luajti me Kosovën.’’

”Ne e rrëzuan këtë Qeveri sepse e kemi pa lojën dhe intrigën e Kurtit që e bëri e në të cilën ra vetë.”, përfundon Gaxherri.