Gashi: Tradita dhe familja janë shtyllat e politikës sonë

Sot, në ambientet e hotel “Hilton”, së bashku me nënkryetarin e partisë, Admirim Haliti, deputeten Safije Sadiki-Shaini dhe anëtaren e Kryesisë Qendrore, Nafije Selmani, ishim pjesë e panelit të organizuar nga Instituti “Konrad Adenauer Stiftung” me temë: “Partitë konservatore popullore – ndërtimi i urave drejt ardhmërisë së përbashkët në BE”.
Gjatë fjalës sime fola për rëndësinë e partive konservatore në vend dhe për të djathtën si ideologji të Alternativës.
Tradita, familja dhe ruajtja e vlerave konservatore janë shtyllat e rrugëtimit tonë politik.