Gashi: Kosova nesër do të ketë qeverinë e re

Pas caktimit të seancës së nesërme për votimin e qeverisë Hoti, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi u shpreh se votat për votimin e qeverisë i kanë, por pa i treguar numrin e tyre. Gashi theksoi se Kosova nesër do të ketë qeverinë e re, derisa tha nuk kanë asnjë marrëveshje politike me PDK-në për postin e presidentit.