Policia gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, respektivisht nga ora 19.00 deri në orën 01.00 pas mesnate ka sanksionuar 7 motoçiklistë pasi të njëjtit kanë organizuar gara ilegale në territorin e Shkupit.
Sipas Ministrisë së Brendshme, aksioni është realizuar nga Sektori për trafik rrugor pranë Byrosë për Siguri Publike në koordinim me repartin për siguri të rrugëve pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.