Futbollisti i klubit në Shqipëri dënohet në Maqedoni 800 euro, pasi u ankua dënimi iu rrit 1.000 euro!

Një qytetar i Velesit është dënuar me 40 mëditje nga 20 euro, në total 800 euro, për shkak të mos respektimit të orës policore. Ai është ankuar në gjykatë duke kërkuar t’i ulet dënimi, me arsyetim se është vonuar vetëm disa minuta, sepse ka qenë në stërvitje të rregullta në stadiumin e qyteti, pasi është futbollist i një klubi në Shqipëri, transmeton Gazeta Lajm.
Mirëpo gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë arsyetim, por përkundrazi, ia ka rritur dënimin nga 800 në 1.000 euro, shkruan sdk.mk. Nuk bëhet i ditur emri i futbollistit në fjalë.