Epiqendra ka qenë në Hamallaj të Durrësit, por edhe në Tiranë, ku njerëzit kanë dalë jashtë. Shumë familje kanë gjetur si zgjidhje daljen në rrugë nga frika.
Gjithashtu edhe trafiku është rënduar, pasi një pjesë e automjeteve në lëvizje janë ndalur në momentin kur është ndjerë tërmeti, që ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa qytete.
Gazetarët tanë në rrethe bëjnë të ditur se në Elbasan është ndjerë disi më pak, ndërsa Kruja, Tirana, Durrësi dhe Vlorë është ndjerë më i fortë.