Freskat e krishtera në Aja Sofia do të mbulohen me perde gjatë namazit

Freskat apo mozaikët krishterë në muret e Aja Sofjes në Stamboll, e cila javën e kaluar u shndërrua nga muzeu në xhami, gjatë namazit do të mbulohen me perde, deklaroi zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin.

Ai potencon se disa mozaikë Shënmërisë që gjenden në drejtim të kiblës, drejtë të cilët myslimanët kthehen gjatë lutjes, do të mbulohen me perde.

Sipas tij, mozaikët tjerë me lutje krishtere dhe personalitete nuk paraqesin pengesë për besimtarët mysliman, sepse gjenden në vende të tjera. Megjithatë Kalin nuk deklaroi nëse ata do të duken vazhdimisht.

Përveç për besimtarët mysliman, Aja Sofija do të jetë e hapur për të gjithë vizitorët dhe turistët, ndërsa të gjitha mozaikët do të mbeten të mbuluara, kumtuan autoritetet turke.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e vizitoi dje Aja Sofjen, me qëllim që të kontrollohet deri ku kanë arritur aktivitetet rreth shndërrimit të këtij objekti në xhami.