Në murin e një xhamie në qytetin Agen në jugperëndim të Francës, janë shkruar shkrime anti-Islame, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin francez, në murin e xhamisë në Agen janë shkruar shkrime anti-Islame dhe është vizatuar kryq.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin në deklaratën nga rrjetet sociale dënoi sulmin ndaj xhamisë.
Ai theksoi se këto sulme janë në kundërshtim me vlerat e republikës, duke shprehur solidaritetin e tij me muslimanët në Agen.
Ndërkohë, në deklaratën e bërë na Këshilli Islam i Francës, një organizatë çati e muslimanëve në Francë dënoi shkrimet anti-Islame në xhami.
Edhe në qytetin Cholet në muajin maj në murin e një xhamie ishin shkruar kërcënime për vdekje.