23 660 persona kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi i ri në Francë, që nga fillimi i marsit me 367 vdekje të reja në 24 orët e fundit, sipas raportit ditor të sotëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë (DGS).
Po sipas DGS-së numër i pacientëve në kujdesin intensiv vazhdon të bjerë. 221 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke konfirmuar uljen e vazhdueshme të vërejtur për më shumë se dy javë.
Në spitale ka tashmë 4 387 pacientë me COVID-19, në krahasim me mbi 7 000 që ishin tri javë më parë.
Në detaje, 14 810 vdekje janë regjistruar në spitale (+313) dhe 8 850 vdekje në azilet e pleqve dhe institucionet e tjera mjeko-sociale (+54).