Franca regjistron mbi 16 mijë raste të reja me Cov id-19

Brenda 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 384 viktima dhe 16.282 raste të reja me Cov id-19.

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se numri i rasteve ka arritur në 2.170.097 ndërsa numri i viktimave në 50.618.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 29.972 persona prej të cilëve 4.148 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 1.873 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 156.552.

Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 13 për qind.