Fraksiparinë dhe Kleksan janë dy barëra që përdoren për trajtimin e të infektuarve me Kovid-19, por ato nuk po gjinden në barnatoret e qytetit.
Pyetëm në disa barnatore të Shkupit, nga ku na thanë se ka dy javë që mungojnë këto ilaçe.
“Përshëndetje, Fraksiparinë a keni? Jo, s’kemi”.
“Përshëndetje, Kleksan a keni?“Jo nuk kemi ka gati 2 javë”.
Por ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se nuk ka mungesë të barnave.
Sipas tij është fakt që këtë vit është konsumuar tre herë më tepër ilaçe se viteve tjera
por furnizuesit po bëjnë përpjekje për të siguruar sasitë e kërkuara.
“Ka krekës të shtuar dhe ne kemi biseduar me kompaninë e cila e importon Kleksanin, gjithandej është shtuar kërkesa ashtu edhe tek ne.
Ajo kompani ka rezervuar më shumë sasi ato janë distribuuar në të gjitha spitalet atje ku kishte nevojë është dhënë një formë tjetër Heparinë, Fraksiparinë, tha Filipçe.
Gjatë javës tjetër, sipas ministrit sasi shtesë të “Kleksan” do të dorëzohen në barnatoren klinike në Shkup, ndërsa ka sasi të mjaftueshme të ilaçeve për barnatoret dhe spitalet e tjera në vend.
Megjithatë ditëve të fundit në rrjetet sociale mund të vërehet shitja dhe blerja e ilaçit Kleksan.



