FOTO/ Sondazh, koalicioni ASH&AAA më i besueshëm te shqiptarët me 8,3%, kundrejt BDI me 6,1%!

Dështimet e kësaj Qeverie, sidomos pas 100 ditëshit të parë, më së miri i tregojnë edhe sondazhet e fundit në vend.

Kështu thotë edhe sondazhi i zhvilluar nga Instituti për strategji, hulumtime dhe analiza SIA VISTA, të realizuara nga 21.12.2020 – 25.12.2020 në të gjitha Njësitë Zgjedhore, ku janë përfshirë të gjitha etnitetet në vend, ku reazultatet e kësaj ankete tregojnë rënien e besueshmërisë te partitë qeverisëse LSDM-BDI. Sipas këtij sondazhi, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet, të anketuarit shqiptarët janë përgjigjur se 6,1% janë për BDI, ndërsa fitues do të del Koalicioni ASH&AAA me 8,3%.

Në taborin maqedonas besueshmëri më tē madhe ka VMRO me 22,3%, përkundër LSDM me 18.4%.

E ky rezultat vjen pas dështimeve dhe skandaleve të një pasnjëshme për realizimin e premtimeve nga LSDM dhe BDI gjatë këtyre 100 ditë qeverisje, përgjigja negative nga ana e BE për fillim të negociatave, problemi me Bullgarinë dhe mosrespekimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe skandalet e fundit lidhur me Pandeminë, me ligjin për narkotikët, ligjin për shtetësi, si dhe skandalet dhe cirku i fundit mes LSDM-BDI me dënimet për mosrespektimin e masave kundër Kovid 19 dhe mbyllja e gojës ndaj funksionarëve të BDI.