Mediat lokale raportojnë se njëri nga pilotët ka humbur jetën ndërsa tjetri po kërkohet. Gjithashtu është lënduar edhe një qytetar, në oborrin e të cilit ka rënë avioni. Në vendngjarje kanë arritur përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe organeve tjera kompetente.
Aeroplani është rrëzuar në orën 09:15 të mëngjesit afër maleve të Zvornikut, në Serbi.
Një aeroplan ushtarak është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Serbi. Raportohet se aeroplani është rrëzuar në afërsi të Loznicës, konkretisht në zonën e fshatit Brasina. Nuk ka informacione nëse piloti i avionit ka mbijetuar apo ka humbur jetën.