FOTO/ Koronavirusi i merr jetën priftit të Pogradecit, shkon në 481 numri i viktimave

Humb jetën nga koronavirusi, prifti i qytetit të Pogradecit, At Todi Jovani.

Mësohet se kleriku 71-vjeçar kishte disa ditë që luftonte me virusin, betejë të cilën nuk mundi ta fitonte.

“Qofsh i Parajses At Todi! Fjeti me Zotin At Todi Jovani në moshën 71 vjeç në qytetin e Pogradecit duke luftuar me sëmundjen e Covid 19… Pritja behet tek kisha e re, ku ai shërbeu për gjithë jetën e tij… Përcjellja për në banesën e fundit bëhet diten e mërkurë dt 28 tetor 2020… ora 13:00 I PËRJETSHEM KUJTIMI TIJ…”, shkruan Isidor Koti në rrjetet sociale.

Me humbjen e At Todi Jovanit, numri i viktimave ngsa Covid-19 në vendin tonë shkon në 481, ndërsa infektimet kanë arritur në 19,455.

FOTO/ Koronavirusi i merr jetën priftit të Pogradecit, shkon nëFOTO/ Koronavirusi i merr jetën priftit të Pogradecit, shkon në