Foto e Bin Laden shfaqet në stadiumin e klubit anglez

Në mesin e fotografive të shumta të tifozëve të Leeds Unitedit në stadiumin Elland Road ishte edhe një fotografi e Osama Bin Laden. Megjithatë, klubi tani e ka larguar atë fotografi dhe ka thënë se do të sigurohet që incidente të ngjashme nuk do të ndodhin sërish.

Tifozët e kanë të pamundur hyrjen në stadiume për t’i përkrahur ekipet e tyre të zemrës në shumicën e vendeve në Evropë, përkundër që sezonet në kampionate tashmë kanë filluar.
Pasi që tifozët s’po lejohen në stadiume si masë e ndërmarrë shkaku i Covid-19, shumë klube u kanë kërkuar tifozëve të dërgojnë fotografi të veta për t’i mbushur ulëset e zbrazëta në stadium.

Njëra ndër fotografitë e paguara ishte fotoja e liderit të Al-Qaeda që u vra në vitin 2011, Bin Ladenit.

Bin Laden besohet se e kishte dhënë urdhrin për sulme në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator të vitit 2001 dhe një numër të incidenteve të tjera terroriste.

Fotografia e Bin Ladenit tashmë është larguar nga stadiumi, ku janë të vendosura rreth 15 mijë foto të tifozëve.