Foshnja shërohet plotësisht nga Coronavirusi një muaj pasi u infektua

Foshnja e porsalindur, e quajtur nga media si Mu’en, deri më tani ishte pacienti më i ri i coronavirusit në Kinë, shkruan Daily Mail.

Mu’en, i cili ishte trajtuar në karantinë, u ribashkua sot me prindërit në Spitalin e Fëmijëve Henan në qytetin Zhengzhou të Kinës qendrore.

Ai u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse pesë ditë pasi lindi në 31 janar. Djali u shtrua në spitalin provincial pasi patii një infeksion serioz në mushkëri.