Formimi i Qeverisë në Kosovë, takohen Kurti dhe Mustafa

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë duke u takuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së VV-së, Albin Kurti është drejtuar për në Kuvendin e Kosovës. Ky takim është i pari pas disa kohësh mes dy krerëve të dy partive të cilët synojnë të bashkë-qeverisin dhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.