Fondacioni Gates akordon 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

“Organizatat shumëpalëshe, qeveritë, sektori privat dhe organizatat filantropike duhet të punojnë së bashku për të ngadalësuar epideminë, për të ndihmuar vendet të mbrojnë qytetarët e tyre më të ndjeshëm dhe të përshpejtojnë zhvillimin e mjeteve për të zbutur epideminë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Gates, Mark Suzman.

Dhjetë nga 100 milionë dollarë u njoftuan në fund të janarit.

Njëzet milionë do të shkojnë për institucionet si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendrat amerikane dhe kineze të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve si dhe për Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë./ATSH