Flori lut qyetarët të mos dalin jashtë: Një xhiro për qejf sot, do na kushtojë më shumë nesër

Flori Mumajesi ka reaguar i shqetësuar pasi ka parë lëvizje të qytetarëve në qytet.

Këngëtari, ka publikuar një video të shkurtër të shkëputur nga një transmetim i televizioneve, ku shihen qytetarët duke qarkulluar.

Me anë të atij postimi, Flori bën apel që të qëndrojnë brenda, ngase një xhiro sot mund t’i kushtojë më shumë nesër.

“Duke pare lajmet!
Nuk e xhriova dot ne kohe por pash plot njerez qe kishin dal xhiro!
DURIM NJEREZ DURIM….
Nje xhiro per qejf sot do na kushtoj me shume neser!

Mos harroni jemi nje familje e madhe dhe duhet te kujdesemi te gjithe per njeri tjetrin❤️”, janë fjalët e Florit.

Për ndryshe, në Shqipëri numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 59.