Flamujt amerikanë ulen në gjysmështizë për nder të personave që humbën jetën nga Covid-19

Për nder të personave që humbën jetën nga koronavirusi, Presidenti amerikan, Donald Trump tha se do ta urdhërojë administratën e tij që t’i ulë në gjysmështizë flamujt amerikanë anembanë vendit.

Uljen e flamujve për tri ditët në vazhdim nga të gjitha zyrat federale dhe monumentet kombëtare të kulturës.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit ku mbi 1.6 milionë persona janë infektuar dhe 96 mijë prej tyre kanë humbur jetën.