Fjolla Morina në mbështetje të UÇK-së: Adem Jashari fisnik e trim, lavdi për jetë

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, zgjodhi që nëpërmjet një fotografie të veçantë ta mbështes Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo e ka publikuar një foto të vjetër të heroit Adem Jashari.

“Adem Jashari. Fisnik e trim, lavdi për jetë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare pranë postimit të fotografisë në llogarinë e saj në Instagram.

Ndryshe emri i Fjollës kohët e fundit ka qenë tejet i komentuar për shkak të jetës së saj private.